Ndryshime te Juvja, portierin e duan në Arabinë Saudite

Një revolucion i vërtetë te Juventus. Jo vetëm reparti ofensiv, ku e ardhmja e Chiesa, Soulé, Milik dhe Kean mbetet e paqartë, por së fundmi ka thashetheme edhe për portën.

Portieri Wojciech Szczesny mund të ndërrojë mjedis. Al Nassr ka trokitur në derën e bardhezinjve dhe  ka nisur negociatat për të  afruar Szczesny. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e “gardianit”, me pistën arabe që duket tërheqëse, të paktën sa i takon aspektit ekonomik.