"Ethet" e Evropianit/ Alliu: Italisë mund t’i marrim pikë! Jam kundër aktivizimit të Hysajt, në vend të tij duhet Smajli. Ja pse
Nga pasditja e djeshme ekipi kombëtar i Futbollit ka zbarkuar në Gjermani atje ku pritet të çelet dhe sipari i EURO 2024.
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport”, në Ora News, shprehu rezervat e tij lidhur me përzgjedhjen e Elseid Hysajt nga tekniku Sylvinho.
Duke iu referuar kalendarit të përballjeve të Shqipërisë, Dabulla u shpreh i mendimit se vetëm në ndeshjen ndaj Italisë kuqezinjtë mund të marrin ndonjë pikë në ndeshjet e grupit.
“Unë për vete nuk do të luaja kurrë me mbrojtës të djathtë Hysajn, por me Smajlin. Sepse Smajli është një lojtar dyluftues i jashtëzakonshëm.
Dhe nuk kam inat me Hysajn, por mendoj se mbrojtja jonë në këto dy miqësoret ata mbrojtës e kanë të merituar vendin në formacion. Ndërsa Hysaj nuk ka qenë konsekuent. Ndërsa në qendër luajnë më mirë dyshja Ajeti - Gjimshiti”, tha në analizën e tij Ilirjan Alliu.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ORA SPORT"


