Rezart Dabulla “i zhgënjyer” nga Sylvinho: Italia e vetmja mundësi që Kombëtarja të marrë ndonjë pikë

Nga pasditja e djeshme ekipi kombëtar i Futbollit ka zbarkuar në Gjermani atje ku pritet të çelet dhe sipari i EURO 2024.

Ish-futbollisti Rezart Dabulla nbë studion e emisionit “Ora Sport”, në Ora News, shprehu rezervat e tij lidhur me përzgjedhjen e trajnerit Sylvinho, ku siç tha ai, nuk i ka pëlqyer lënie jashtë e 3-4 lojtarëve që dhanë shumë në fazën e kualifikueseve.

Duke iu referuar kalendarit të përballjeve të Shqipërisë, Dabulla u shpreh i mendimit se vetëm në ndeshjen ndaj Italisë kuqezinjtë mund të marrin ndonjë pikë në ndeshjet e grupit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE "ORA SPORT"