Italia fiton “testin” e fundit para Shqipërisë, i mjafton vetëm një gol ndaj Bosnjës

Italia ka arritur të fitojë miqësore e fundit, para se të niset drejt Gjermanisë për përgatitjet për Euro 2024.

“Axurrëve” u ka mjaftuar vetëm një gol i Davide Fratesi për të fituar me rezultatin miminal 1-0 miqësoren ndaj Bosnjë Hercegovinës të luajtur në stadiumin “Castellani” të Empolit.

Mesfushorit i Interit realizoi një gol të bukur fluturimthi në minutën e ’39 të takimit pas asistit të marrë nga Chiesa.

Ashtu siç pritej, kundërshtarët e parë në grup të Shqipërisë, kanë bërë rotacion në këtë ndeshje ndaj Bosnjë Hercegovinës, me Spaletin që ka provuar elementë të tjerë në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë.

Por Italia u shfaq më solide se në ndeshjen e disa ditëve më parë ndaj Turqisë dhe krijoi raste më me vazhdimësi.

Ditën e dytë të europianit, Italia do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Euro 2024, teksa më pas e pret edhe Spanja me Kroacinë.