VIDEO/ Protesta e 10 te Bashkia, aktori Mehdi Malkaj: Do protestoj derisa të kem frymë. Ne jemi ku thërret kiameti

Aktori Mehdi Malkaj dhe përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka qenë pjesë e protestës së organizuar sot para bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, aktori akuzoi kryeministrin Rama se bën gallatë me popullin shqiptar, ndërsa tha se “do të protestoj derisa të kem frymë”.

Mehdi Malkaj: Kryeministri i vendit bën gallatë me popullin shqiptar, se ai as dëgjon, as shikon dhe as kupton. Po për çfarë është ai? Për të shitur dëngla nëpër Evropë.

Ku janë këta ambasadorët e ndjeshëm, pse nuk dalin tani, por dolën atëherë për të ndërprerë protestën.

Unë mbaj përgjegjësinë për vetëm time deri më një. Unë jam protestues i 98 dhe do protestoj derisa të kem frymë.

NDIQNI PROTESTEN E SOTME TE BASHKIA