Egnatia kampione e Shqipërisë, gazetari Xhepollari: Tregoi se jo më kot e ka kryesuar kampionatin

Egnatia u shpall dje për herë të parë kampione e Shqipërisë.

Rrogozhinasit mundën në finale Partizanin me rezultatin 1-0.

Ky ishte titulli i parë kampion për Egnatian që më parë kishte fituar dy Kupa të Shqipërisë.

Gazetari, Drilon Xhepollari në një intervistë në Ora Nees u shpreh se Egnatia e meritoi fitoren.

Xhepollari: Një ndeshje mjaft e bukur.

Për herë të parë aplikohej formula ‘’Final Four’’.

Kishte skepticizëm për këtë ekip.

Për shkak se nuk ka histori, një ekip i vogël.

Egnatia tregoi se jo më kot e ka kryesuar kampiontain.