PAMJE nga festa/ Eros Grezda zbulon portretin e djalit në 1 vjetorin e lindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 10:13
Në shtëpinë e ish-futbollistit Eros Grezda sot ka festë. Më i vogli i familjes, Kian bën 1 vjeç. Grezda ka postuar një album fotosh nga festa e ditëlindjes së të birit duke na prezantuar për herë të parë me portretin e tij.
Në fotot e postuara në rrjete sociale ai shfaqet pranë Kian në një festë familjare të organizuar, ku në sy ra edhe dekori me detaje për 1 vjetorin e djalit të tij.
Pak kohë më parë, kujtojmë se ish-futbollisti zyrtarizoi ndarjen nga partnerja, Ajsel Abazi dhe kjo ditëlindje për Kian duket se do të jetë ndryshe këtë vit.

