Bicaj zbulon bisedën me tre lojtarët e Egnatias: Pas vdekjes së Dwamenës, më thonin që...

Ish-futbollisti, Ditmar Bicaj i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Egnatia ka pasur grupin më të fortë dhe se lojtarët e Egnatias i kishin thënë pas vdekjes së Dwamenës se do e fitonin titullin.

Bicaj: Egnatia ka pasur grupin më të fortë.

Po ta shohësh edhe në dhomat e zhveshjes ka pasur grupin më të fortë.

Edhe unë në bazë të komunikimit që kam pasur, sidomos me tre lojtarët kyç të Egnatias, Aleksin, Ndrecën dhe Malotën, gjithmonë që kur është ndarë nga jeta Dwamena më kanë thënë do ta fitojmë kampionatin.

Gjithmonë e kanë pasur bindje.

Edhe pse pasi iku Dwamena thonin të gjithë do bie Egnatia, këto gjithmonë shpreheshin se do ta fitojmë kampionatin dhe ashtu doli.