''Nuk jam si presidentët e tjerë'', presidenti i Egnatias, Demrozi: Lojtarët kanë tre premio për të marrë tani

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi foli në një prononcim të shkurtër për Ora News pasi ekipi i tij fitoi për herë të parë në histori titullin kampion pasi mundën në finale Partizanin.

Demrozi: Po këtë vit e kisha besuar. E kisha besuar se ne kemi udhëhequr  nga java e 7-të deri në fund.

Edhe vjet e kam thënë kur kemi fituar Kupën që nuk keni parë gjë akoma dhe ishte ky mesazhi për fitimin e kampionatit. Egnatia do vazhdojë të bëjë mirë.

Do jetë pretendente gjithmonë për titullin dhe për Kupën. Çelësi është zgjedhja e njerëzve të duhur.

Me punë arrihet cdo gjë. Punë e palodhur që ka bërë stafi teknik, bashkë me mu, drejtori sportive, shefi i klubit për të arritur deri këtu.

Lojtarët kanë tre premio për të marrë tani.

Pjesëmarrja në Kupat e Europës, fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe fitmin e kampionatit. Knaë tre premio plus bonuse që do kenë nga ana e klubit dhe e bashkisë.

Jam marr gjithmonë me biznes, me futboll nuk jam marrë asnjëherë. Unë vetë rri 8 orë në punë.

Unë nuk jam si presidentët e tjerë këtu që shkojnë 1 herë në javë tek ekipi. Unë jam cdo ditë edhe në stërvitje.