''Këtë sezon kanë qenë mbi të gjithë'', Reçi: Egnatia e meritoi plotësisht

Ish-futbollisti Mired Reçi i ftuar në emisionin ‘’Ora Sport’’ në Ora News u shpreh se Egnatia e ka merituar plotësisht fitimin e titullit kampion pasi këtë sezon ka qenë mbi të gjithë.

Reçi: Egnatia është një ekip simpatik.

Edhe qyteti është një qytet simpatik.

Duhet të përgëzojmë presidentin e klubit i cili nga viti në vit ka bërë një investim kolosal tek ai ekip.

Kanë një staf shumë të mirë.

Trajneri Tetova ka bërë një punë të mirë.

E kanë merituar plotësisht.

Këtë sezon e kanë treguar se kanë qenë mbi të gjithë.