Udhëhoqi Egnatian drejt titullit të parë kampion, kapiteni Malota: As që e kisha imagjinuar, sekreti është...

Kapiteni i Egnatias, Renato Malota dha një prononcim të shkurtër për Ora News pas fitimit të titullit kampion në finale ndaj Partizanit.

Malota: Të them të drejtën as që e kisha imagjinuar.

Që në vitin e dytë të fitoja titullin kampion me një ekip si Egnatia që ishte një ekip anonim, pa ndonjë emër të madh.

Por ajo që gjeta në Rrogozhinë ishte një gjë shumë e madhe, me njerëz që e donin shumë sportin, me një president shumë korrekt që e donte me çdo kusht të arrinte majat në futbollin shqiptar dhe më në fund ja arritëm.

Sekreti i kësaj gjëje të madhe që ne bëmë ishte grupi.

Sepse si në të mirë,  si në të keq kemi qene gjithmonë bashkë.