''Më duket si ëndërr'', u shpall kampion me Egnatian, Sherri: Sot nata më e bukur, e ëndërroja që fëmijë

Portieri i Egnatias, Alen Sherri dha një prononcim të shkurtër për Ora News pasi fitoi kampionatin me Egnatian.

Sherri: Thjesht është perfekt. Na dukej shumë i vështirë kampionati edhe me skemën e re.

Më besohet por edhe nuk më besohet në të njëjtën kohë që ia arritëm.

Më duket më shumë si ëndërr.

Është thjesht maksimumi që kam arritur ndonjëherë në futbollin shqiptar.

Kjo është padyshim nata më e bukur.

Kam që fëmijë, që kur mund ta kem nis futbollin që ëndërroj të fitoj një trofe në Shqipëri.

Jam shumë mirënjohës gjithë cunave dhe stafit.

Po na vendosën muzikën do e bëjmë dasmën këtu.