VIDEO/ Ish-futbollisti Ditmar Bicaj e pranon live: Po, do jem trajneri i ri i Burrelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2024, 10:47
Klubi i Futbollit “Burreli” duket se ka gjetur trajner të ri.
Pritet që më vend të Klevis Himës, të emërohet si trajner ish-futbollisti i njohur, Dimar Bicaj.
Gjatë emisionit ORA Sport në "ORA News", ka qenë vetë Bicaj që ka pohuar se do të jetë ai timonieri i ri në klubin matjan.
