APELI PËR NDIHMË/ 28-vjeçares së paralizuar i duhet të shkojë në Turqi për një operacion shpëtimi

Një 28-vjeçare po përballet me një vuajtje të padurueshme për më shumë se një viti pas një aksidenti rrugor që ia ndryshoi jetën.

Gjymtyrët e saj, nuk janë më në gjendje të lëvizin si më parë, ndërsa mundësia e vetme që ajo të ecë është një operacion në Turqi, ndaj babi i saj sheh si shpresë të vetme gjithsecilin nga ne.

Kjo 28-vjeçare dergjet prej kohësh në shtrat…

Një aksident një vit më parë bëri që gjymtyrët e saj të mos lëviznin më 4 muajt e fundit ajo mbahet në kontroll në spitalin e QSUT, por shpresa e vetme duket se është një operacion në Turqi për ta rikthyer në jetën normale.

Babai i saj, Mesar Laçka, i pafuqishëm për të përballuar këtë barrë financiare, bën thirrje për ndihmë për të siguruar që vajza e tij të ketë mundësinë për një jetë të re.

Në lufta e tij për të ringritur në këmbë vajzën është i vetëm. Me bashkëshorten e sëmurë nga kanceri e i ndodhur në këtë udhëkryq të jetës, ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Sytë e Anës kërkojnë ndihmë ndaj kushdo që ka mundësi familja ka vënë dhe një numër llogarie ku me të ardhurat do mundësohet kurimi i saj që dhe ajo të rifillojë jetën sërish.

Largohemi nga spitali, me shpresën që do të rikthehemi sërish, këtë herë për të dhënë lajmin e mirë për Anën 28 vjeçe dhe të gjithë familjen e saj.

APELI PËR NDIHMË/ 28-vjeçares së paralizuar i duhet