Metamorfoza 3/ Softa: Operacioni më i madh në vend, krimi po e ruan pasurinë edhe në flori

Në një intervistë në Ora News, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se do ta quante Metamorfoza 3 operacionin e zhvilluar nga SPAK pak dit ëmë parë me 50 arrestime.

Softa: Do ta quaja Metamorfoza 3 këtë aksion të SPAK-ut, duke pasur një bashkërendim të shumë strukturave edhe me Europol për arrestimet edhe jashtë vendit tonë. Janë përfshirë shumë shtete, në ato bastione ku janë përqendruar grupet kriminale.

Është paralajmëruar më herët se në vendin tonë ka grupe që janë të mirëorganizuara, kanë financa dhe kanë territor. Ky ishte operacioni që ndoshta nuk u finalizua me të gjitha arrestimet, por kishim kontrolle në shumë banesa. Ishte operacioni më i madh i bërë në vend. Përpos parasë cash kishte shumë pasuri të tjera, si dhe lingota floriri. Pra grupet kriminale po e ruajnë pasurinë e tyre në flori. Janë goditur 7 grupe, ku janë gjetur edhe servera dhe makina të blinduar anë Shkozet.