Ma*sakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugët e Greqisë, Eduard Danaj del para gjykatës dhe kërkon falje: “Më vjen keq!

Eduard Danaj ka dalë sot para gjykatës në Greqi, ku ka kërkuar falje para togave të zeza. Ai akuzohet se masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj, nënën e dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi.

I pandehuri i ka kërkuar falje hetuesit për krimin që thuhet se e kreu në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Informacionet thonë se në kërkim të faljes ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se i vjen keq për veprimin e tij. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg.