Dosjet ''e nxehta''/ Gazetari Vatnikaj ''skanon'' operacionin e SPAK-ut: Indicia u mor nga komunikimet në ''SkyECC''

Gazetari, Edison Vatnikaj në një intervistë në Ora News analizoi operacionin e SPAK-ut, ku ajo që spikat ishte se grupi i Ervis Martinajt kishte bërë aleancë me grupin e ish deputetit socialist, Arben Ndoka.

Vatnikaj: Ka qenë një operacion i prokurorisë së posacme e cila ka ardhur edhe në koordinim me agjencitë e tjera të huaja ligjzbatuese.

Indicien më të madhe prokuroria e posacme e ka marrë pikërisht nga komunikimet që këto grupe kriminale kanë bashkëbiseduar me njëri tjetrin në aplikacionin ‘’SkyECC’’, një aplikacion i cili është goditur në fillim nga autoritetet franceze që është bërë pikërisht për sigurinë e tyre kundër terrorizmit dhe kanë zbuluar një pjesë hard disku që ishin të përfshirë dhe të futur brenda këtij hard disku edhe grupet kriminale.

Pasi kanë marrë në dorëzim hard diskun janë zbuluar edhe disa valë të tjera ku pjsesë të tyre ishin edhe grupet shqiptare që më pas ja ka komunikuar prokurorisë së psocame të gjitha gjetjet në këtë aplikacion.

Në bisedë flitet për grupe të fuqishme kriminale që veprimtarinë e tyre e kanë nga trafiku i lëndëve narkotike, nga lojërate fatit deri në vrasje.

Sipas prokurorisë së posacme ajo ku spikasin ishte grupi i Ervis Martinaj që kishte bërë aleancë me grupin e ish deputetit socalist, Arben Ndoka.