Shella: Gjykatat tona në kolapsin më të thellë historik, duhet adresuar problemi i dosjeve stok
Në një intervistë në Ora News, Gerti Shella nga INFOCIP u shpreh se gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare.
Shella: Kemi theksuar apelin se gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare me stokun në rritje të dosjeve dhe shqiptarët që zvarrisin në gjykatë, ndërsa trupa gjyqësore nuk përmbush dot detyra, me 1/3 që kanë mbetur tashmë.
Në diskutimin e strategjinë kombëtarë 20224-2027 për dosjet e pashqyrtuara, u dha alarmi dhe u pranua në organet shqiptare, nga KLGJ, ministria e drejtësisë dhe ndërkombëtarët. Draft strategjia e sotme parashikon disa ndryshime në ligje, ku tashmë kuvendi të njohë situata alarmante të vonesave gjyqësore dhe të adresojë ndryshimet në kodin penal dhe në kodin e procedurës civile, si dhe ndryshimin e ligjit për organizimin gjyqësor. Këto ndryshime mund të reduktojnë një fluks në gjykata.
