KLGJ, strategji për dosjet stok/ Ekspertët ligjorë do të marrin çështjet e lehta, nis inventari
Këshilli i Lartë Gjyqësor propozoi masat për uljet e numrit të dosjeve stok n ë Gjykatën e Lartë. Delegimi i disa çështjeve tek ekspertët ligjorë, shpërndarja në zonat përkatëse si dhe krijimi I një ekipi ekspertësh janë disa nga propozimet e dhëna.
Krijimi i 35 mijë dosjeve të pa shqyrtuara ndër vite në shkallën e parë të gjyqësorit ka vënë në alarm krerët e drejtësisë së re.
Si zgjidhje, KLGJ propozon shpërndarjen e punës duke përfshirë ekspertët ligjor që do të kenë detyra specifike.
Shpërndarja e dosjeve në rrethe shihet si një tjetër mundësi.
Por për të arritur në këtë do të duhet të realizohet një inventar ku do ndahen çështjet dhe do të ketë një panoramë më të qartë.
Një tjetër ekip do të punojë në Gjykatën e Lartë që po ashtu ka rreth 25 mijë dosje në pritje.
Ndërkaq, për të lehtësuar punën e gjykata do të përfshihet dhe digjitalizimi.
Dërgimi i dokumenteve gjyqësore apo dhe vendimeve në mënyrë elektronike u dha si propozim nga ekspertët.
MË POSHTË KONFERENCA E PLOTË:


