Balluku: Rruga Dobrunë-Blinisht, angazhim i realizuar nga mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë

Rruga Dobrunë-Blinisht sot është realitet dhe po i shërben lëvizjes së qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se ndërtimi i rrugës Dobrunë-Blinisht ishte një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës.

Sipas Ballukut, ky aks afron dy vendet duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

Fshati Dobrunë, është i shtrirë në verilindje të Shqipërisë, në Has në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma.