SPAK ''lëviz'' të fortët/ Çollaku: Operacioni i sotëm çaloi, nga 50 urdhër-arreste vetëm 8 apo 9 u ekzekutuan
Gazetari, Basir Çollaku në një intervistë në Ora News u shpreh se ajo çfarë çaloi tek operacioni i sotëm i SPAK është se nga 50 urdhërarreste, vetëm 8 apo 9 u ekzekutuan.
Çollaku: Mund të themi se prokuroria e posacme tashmë ka hyrë në oborrin politik, juridik, ekonomik të qeverisë dhe të Edi Ramës.
Duke parë këto lëvizje është pak e vështirë ta ndash se ku nis SPAK-u dhe ku nis qeveria.
Sapo të shkosh tek SPAK-u, gjen gjithë qeverinë atje.
Po të shkosh tek qeveria gjen SPAK-un atje brenda.
Ka një lloj shkrijeje interesante në këtë periudhë.
Ajo cfarë prokuroria e posacme prezantoi sot me një listë prej 50 urdhër arrestesh, unë e shoh si një listë urdhërarrestesh të shtabit elektoral të PS-së në tre qarqe të zgjedhjeve së fundit së paku.
Kjo është një shenjë e mirë.
Kjo është një punë që duhet përgëzuar.
Ajo cfarë çaloi sërish edhe tek operacioni i ditës së sotme ka të bëjë që nga 50 urdhër arreste, vetëm 8 apo 9 janë ekzekutuar.
