Shorti për Vllazninë, Brdaric: Në “Final Four” gjithçka mund të ndodhë, ëndërrojmë trofeun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 15:36
Vllaznia do të përballet me Egnatian në gjysmëfinalen e “Final Four”. Menjëherë pas goglave, trajneri i shkodranëve, Tomas Brdaric ka dhënë mendimin e tij.
“Luajmë kundër Egnatias, por të gjitha skuadrat e “Final Four” e kanë merituar të jenë këtu dhe gjithçka është e mundur. Ne do të punojmë të jemi të përgatitur mirë për ndeshjen e parë, dhe deri atëherë kemi shumë punë për të bërë.
Ëndrra jonë është titulli, për tifozët për klubin, për vetë ne, dhe duhet të punojmë fort për këtë. Jemi krenarë që jemi në këtë “Final Four”, luajmë për pasionin tonë, për tifozët dhe familjet tona. Qëllimi ynë është të fitojmë titullin”, u shpreh Brdaric.

