FOTO/ Sot i mbaroi kontrata me televizionin, ja si reagoi Luizi

Pas një viti të suksesshëm në bashkëpunim me “Top Channel”, Luiz Ejlli ka bërë të ditur sot se kontrata e tij me televizionin ka mbaruar.

Ai ka postuar në InstaStory një foto të vjetër nga koha e “Big Brother VIP Albania” dhe krahas ka shprehur falenderimet për televizionin.

“Faleminderit për bashkëpunimin një vjeçar”, shkruan Luizi duke etiketuar llogarinë e televizionit.

Kujtojmë se kontrata e firmosur nga këngëtari i jepte të drejtat e imazhit të tij televizionit.

FOTO/ Sot i mbaroi kontrata me televizionin, ja si reagoi Luizi