Leo Messi del kundër rregullit të ri në MLS: Aspak pozitiv

Inter Miami triumfoi 2-3 ndaj Montreal, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin amerikan.

Sulmuesi argjentinas i Interit Miamit, Lionel Messi ka dalë kundër rregullit të ri të MLS, sipas të cilit lojtarët e dëmtuar duhet të qëndrojnë 2 minuta jashtë fushe.

“Nuk jam i bindur se ky rregull i ri do të jetë diçka pozitive për lojën. Këto lloj rregullash nuk janë aspak të mira”, tha Messi.