Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, dyshohet për të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se, disa të shtëna me armë kanë ndodhur në lagjen ‘Salo Halili’ të qytetit.

Dyshohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.