Njohja e pensioneve me Italinë/ Nga e hëna do të nisë diskutimi në Parlament dhe në komisione
Nga e hëna në parlament do të nisë diskutimi për marrëveshjen me Italinë për njohjen e viteve të punës në të dy shtetet për efekt pensioni, por edhe për shërbimet shëndetësore, drafti parashikohet të nisë njëkohësisht në komisionin e ligjeve, atë të financave dhe në politikën e jashtme.
Pritet që drafti të prezantohet nga ekspertët e qeverisë që do të japin shpjegimet konkrete mbi vjetërsinë në punë që do të duhet për të dalë ën pension, monedhën ku përfitohet por edhe se si do të pranohen raportet mjekësore në një prej shteteve
Megjithatë në marrëveshjen e paraqitur tashmë në parlament, e të firmosur në shkurt të këtij viti, parashikohet që në bashkimin e viteve të punës duhet të plotësohet të vjetërsia minimale në një prej të dy shteteve
Shtetin dhe monedhën që do të tërhiqet do të duhet ta zgjedhë vetë përfituesi në varësi në shtetin që ai do të kërkojë të marrë pensionin.
Paralelisht me parlamentin shqiptar projektligji do të duhet të miratohet edhe në Itali. Vetëm pas firmosjes prej të dy presidentëve do të nisë miratimi i akteve nënligjore dhe zbatimi konkret
Janë rreth 800 mijë shqiptarë që pritet të përfitojnë nga kjo skemë, pasi për shkak se kanë punuar në të dy shtetet dhe se nuk kapin vitet minimale të kërkuara nuk përfitojnë pension, ose përjashtohen nga puna që kanë kryer në Itali ose në shqipëri
Po ashtu edhe në vendin tonë llogaritenr më shumë se 8 mijë shtetas italianë që mund të preken nga skema e re.
