Dosja “Dumani” Gjyqtarja Etleva Shedula përjashtohet nga gjykimi, pjesë e treshes bëhet gjyqtari Taulant Banushi

Etleva Shedula nuk do të jete pjese e treshes së gjyqtarëve që do të gjykojë dosjen e Nuredin Dumanit.

Pas kërkesës së prokurorisë për përjashtimin e saj nga trupi gjykues një ditë më parë është vendosur largimi dhe zëvendësimi me një tjetër gjyqtar.

KLGJ në vend të gjyqtares Shedula ka emëruar gjyqtarin Tauand Banushi. Me herët për gjyqtaren Etleva Shedula janë depozituar dy kërkesa të tjera për përjashtimin e saj nga dosja Dumani gjë për të cilën nuk janë miratuar.

Kërkesën e parë e kanë bërë avokatet. Kjo për shkak se gjyqtaria kishte lidhje familjarë me një nga avokatin e të pandehurit Gentian Sharra, i cili është Sokol Hazizaj.

Në seancën e parë kërkesa e tyre u rrëzua dukë përjashtuar avokatin nga ky proces dhe dukë ia hequr të drejtën Gentian Sharrës për tu mbrojtura më avokatin e tij.

Pas disa ditësh vetë gjyqtarja Shedula paraqiti një kërkesë për tu larguar nga ky proces për të cilën një trupë tjetër vendosi rrëzimin e saj.

Në këto kushte prokurori Behar Dibra depozitoi edhe kërkesën për përjashtimin e gjyqtares ku kësaj radhe gjeti aprovim.

Në këtë proces gjyqësorë janë 3 dëshmitarë të drejtësisë Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej dhe 17 persona të tjerë.

Dosja “Dumani” Gjyqtarja Etleva Shedula përjashtohet nga