Në nevojë për gjak/ Plotësohen vetëm 30% të kërkesave: Kemi 20 dhurues për 1000 banorë

Në vendin tonë janë rreth 600 persona me sëmundje të gjakut, të cilët që fëmijë kanë nevojë të përhershme.

Sipas Blerta Ndrekaj, Koordinatore Kombëtare e dhurimit të gjakut pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, shifrat e larta nuk mund t’i plotësojë vetëm Kryqi i Kuq.

Ndrekaj thotë se edhe pse ka shumë dhurues vullnetarë plotësohet vetëm rreth 30% të kërkesave.

Nga përllogaritjet rezulton se në vendin tonë ka 20 dhurues për 1000 banorë, ndryshe nga vendet e tjera që janë 40 të tillë për 1000 banorë ndërsa Lushnja është vendi me numrin më të lartë të të prekurve nga sëmundjet e gjakut.

Kjo bën që të ngrihet një thirrje urgjente për rritjen e ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në procesin e dhurimit të gjakut për të siguruar një furnizim më të qëndrueshëm dhe të plotë për pacientët që kanë probleme.

Në nevojë për gjak/ Plotësohen vetëm 30% të