Shella: Reforma në Drejtësi nuk i ka arritur akoma objektivat e veta

Drejtori i Infoçip, Gerti Shella në një intervistë në Ora News u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk i ka arritur akoma objektivat e veta.

Shella: Interesi publik dhe në fakt përkon edhe me atë angazhimin e tretë të objektivave të fillesës së Reformës në Drejtësi ka qenë një drejtësi pa vonesa.

Pra një drejtësi efiçente që nuk vonon vendimet dhe rrjedhimisht duke mos i vonuar vendimet ajo bëhet vetvetiu efektive.

Parë në këndvështrimin strikt të interesit publik, reforma nuk i ka arritur akoma objektivat e veta, pra objektivin për një drejtësi pa vonesa.

Reforma në drejtësi në kushtet kur nuk ka arritur të përplotësojë me numrin e duhur të gjyqtarëve gjykatat, nuk mundet dot ti shërbejë interesit publik.