Shëngjin/ Po punonte në një objekt në ndërtim, 50-vjeçarit i bie dërrasa e drurit në kokë, vdes në spital (PAMJET)

Një 50 vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë teksa ka qenë duke punuar në një objekt në ndërtim.

50 vjeçari ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.