Vdekja e 2 grave/ Deri në 2 të natës ishim në party, zbardhet dëshmia e ukrainases Yeva Vorona
Yeva Vorona shtetasja tjetër Ukrainase e cila bashkëjetonte me Antonian dhe Anastasian të cilët u gjetën të vdekura në banesën e tyre në zonën e Selvisë ka treguar të dhëna të tjera se si i gjeti të pajeta shoqet e saj.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj Të enjten në darkë të treja së bashku kanë qenë se bashku në një club natë dhe kanë qëndruar deri rreth orës 2 pas mesnatë.
Ajo ka treguar se atë kanë konsumuar vetëm alkool dhe kur kanë shkuar në banese ajo është shtrirë direkt për të fjetur.
Ndërsa tregon se dy shoqet e saj kanë qenë në dhomën tjetër. Ajo ka treguar se edhe vete është përdoruese e një medikamenti të quajtur Tramadol që është për qetësim dhimbjesh.
Sipas Yevas shoqet e saj që prej ardhjes në Tiranë kishin nisur të konsumonin sasi të lartë të këtij medikamenti.

Sapo është zgjuar nga gjumi ka parë dy shoqet e saj të shtrira afër njëra tjetrës pa shenja jete. Në atë moment ajo ka lajmëruar policinë.
“Antonian dhe Anastasian i kam shoqe. Erdhën në Shqipëri për pushime. Në mbrëmje nisëm të pimë alkool të treja. Vajzat kanë pirë edhe qetësues metadol dhe një medikament tjetër në formë tretësire që nuk e di çfarë ishte. Kemi vijuar për disa orë të pimë me pas më zuri gjumi. Kur u zgjova i kam parë pa jetë dhe njoftova policinë. Nga sa informacione kam Antonia ka pasur probleme me zemrën ndërsa Anastasia ka vuajtur nga epilepsia”, ka dëshmuar ajo.
