I pajisur me certifikatë sigurie “Tepër Sekret”, Rebani Jaupi konfirmohet në detyrë, asnjë shkelje në 3 kritere vlerësimi

Ish drejtori i Policisë së Tiranës dhe një herësh Drejtues në Departamentin e sigurisë publike Rebani Jaupi është konfirmuar në detyrë.

Agjencia e mbikëqyrjes policia gjatë vlerësimit në tri kritere atë të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale nuk gjeti shkelje.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj gjatë kontrollit të figurës rezulton se  nuk administrohen informacione ose materiale mbi përfshirjen e tij në aktivitete e tij në aktivitete të kundërligjshme.

Po ashtu AMP ka kërkuar shkresë edhe tek Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, ku në kthim përgjigje rezulton se Rebani Jaupi është i pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli në nivelin "Tepër Sekret" lëshuar me datë 03.05.2023, e vlefshme deri më datë 02.05.2028.

Nuk është marrë vendim për refuzim, heqje apo pezullim të përkohshëm të CSP. AKSIK nuk disponon rekorde për shkelje sigurie në lidhje me informacionin e klasifikuar "Sekret Shtetëror", të NATO, BE, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Po ashtu edhe gjatë kryerjes së testit të drogës dhe alkoolit ai rezulton i pastër.