“Dorën në qafë dhe gishtin në ****” Deputeti Saimir Korreshi zbulon anën e errët të Lulzim Bashës

Deputeti Saimir Korreshi, ka dhënë një nga intervistat më të sinqerta në emisionin 'Glamour Zone'.

Në bisedën përballë moderatores Ester Bylyku, ai nuk është kursyer, që të zbulojë emrat e politikanëve më problematik, përfshirë dhe ata që luajnë bixhoz, që janë të pabesë dhe jo vetëm.

Por një nga deklaratat  më të forta, Deputeti i Lushnjes e bëri për ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët është i pari për të ta punuar pas krahëve?

Saimir Korreshi: Lulzim Basha, ishte ai që ta punonte pas krahëve. është një shprehje: 'Dorën në qafë dhe gishtin në **** '. Ai edhe për orën gënjente. Dhe mendoj që ai është politikani që realisht ta punon pas krahëve.

Për të ndjekur pjesën tjetër të intervistës dhe sekretet e politikanëve më të njohur, klikoni në videon e mëposhtme: