FOTO-LAJMI/ Radhë e madhe automjetesh në të dyja anët në Rrugën e Arbrit, shkak...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2024, 10:17
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Aksidenti është regjistruara rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.
Aksidenti ka shkaktuar një varg makinash prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

