ÇFARË PO NDODH? Tjetër makinë përfundon në Lanë në rrethrrotullimin e Shkozës, 35-vjeçari humb kontrollin e mjetit

Një ditë pas aksidentit të patrullës së policisë, një tjetër aksident është regjistruar në orët e para të mengjesit të sotëm në Tiranë. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka rënë në lumin e Lanës. 

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05: 30 në afërsi të rrethit të Shkozës.

ÇFARË PO NDODH? Tjetër makinë përfundon në

Nga ky aksident është plagosur shoferi 35-vjeçar me inicialet F. H. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

ÇFARË PO NDODH? Tjetër makinë përfundon në

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.