Shqipëria e para në botë, me performancë më të mirë në transportin ajror, Kastrati Group investime të mëdha në TIA
Shqipëria vazhdon të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve që udhëtojnë në rrugë ajrore, që prej vitit 2019, kur pandemia goditi ndjeshëm këtë industri.
Në studimin e “Airport Council International”, krahasuar me vitin 2019, mes 2000 aeroportesh Shqipëria kryeson listën prej disa kohës, ku muaji Mars 2024 kap shifrën rekord me një diferencë prej 233.3% krahasuar me muajin mars 2019. “Airport Council International” e themeluar në vitin 1991 është një organizatë botërore për autoritetin e aeroporteve, që ka për qëllim unifikimin e praktikave dhe standardeve në të gjithë botën.
Vetëm gjatë 4 muajve të pare të vitit 2024, në TIA kanë udhëtuar mbi 2.7 milion pasagjerë, me një rritje 65% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me këto shifra, tejkalon edhe Sofien duke u bërë një nga aeroportet më të suksesshëm në Ballkan.
Tendenca për rritje si dhe shtimi I destinacioneve të reja për gjatë sezonit turistik, kanë rritur optimizmin e drejtuesve, të cilët parashikojnë tejkalimin me 9.3 milion pasagjerë, në 2024 ën.
Tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit, me trefishim të sipërfaqeve të terminalit. Gjithashtu, po punohet për zgjatjen e pistës dhe janë duke u shtuar edhe vend-qëndrime të reja për avionët, për të përmbushur kërkesat e linjave trans-oqeanike. Në muajin qershor të vitit 2023 përfundoi faza e dytë e zgjerimit dhe po punohet me ritme të shpejta për përfundimin e fazes së tretë ku do të shtohen rreth 50 000 m2.
Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, kanë sjellë një numër më të madh linjash ajrore, kontrata të reja, destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe më shumë vizitorë prej këtyre vendeve.
Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në TIA.
