Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës kundër projektligjit për "Surrogacinë" dhe moshës së abortit
Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës ka dorëzuar një Projektligjit "Për shëndetin seksual dhe riprodhues” ne Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ky Projektligji do të jete për konsultim publik deri më 12 maj.
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes ka dorëzuar kërkesë për seance dëgjimore pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që është hedhur për konsultim publik.
Ky koalicion shprehet se deri me tani nuk ka patur asnjë dëgjesë me këtë institucion.
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes shprehet se vendi ynë nuk është gati për surrogatinë dhe ndryshimet sa i përket moshës se abortit.
Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” do të jetë për konsultim publik deri më 12 maj dhe deri me tani ka patur mjaft zëra kundër për këtë draft, siç janë edhe Komunitetet e Besimeve Fetare te vendit.
