Muço: Investimet po shkojnë për klientë të qeverisë, jo për qytetarët, nuk prodhohet mirëqenie
Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë Klodian Muço u shpreh se rishikimi i buxhetit kohët e fundit që nuk shkon për të mirën e ekonomisë, por për disa klientë të qeverisë.
Ai shtoi se shumë prej projekteve të mëdha sidomos ato të infrastrukturës kanë treguar në fakt kanë një shpërdorim të fondeve publike.
Muço: Mbikëqyrja e kuvendit është e rëndësishme sepse ka një rishikim të buxhetit kohët e fundit që nuk shkon për të mirën e ekonomisë, por për disa klientë të qeverisë. Është vënë re se investimet bëhen më shumë për të përfituar disa persona të caktuar.
Dhe kjo tregon se ekonomia nuk tregon një mirëqenie për shqiptarët. Kohët e fundit shikohet se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare. Shumë prej projekteve të mëdha kanë treguar në fakt kanë një shpërdorim të fondeve publike. Po të bëjmë një krahasim me Kosovës, vëmë re se atje projektet e rishikuara në infrastrukturë, bëhen me më shumë pak para, ndërsa në vendin tonë ndodh e kundërta.
