Cukali: Nuk ekziston liri e medias në vendin tonë, janë shumë të pakët gazetarët që luftojnë
Në një intervistë për Ora News, kreu i Këshillit Shqiptar të Medias Koloreto Cukali u shpreh se liria e medias në vendin tonë nuk ekziston më.
Ai shtoi se ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak dhe se skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend është shumë shqetësues.
Cukali: Mendoj se liria e medias nuk ekziston më. Mendoj se po mbrojmë copëza të medias dhe e kemi kaluar këtë pjesën e rrezikut. Jetojmë në një periudhë të mediet dhe një krizë ekonomike. Në vendin tonë nuk ekziston liria e medies. Duhet ta rifitojmë lirinë e medias.
Ka gazetarë dhe media që luftojnë, por janë shumë pak. Skandalet e mëdha jepen vetëm nga 2-3 media televizive në vend është shumë shqetësues. Dallimi mes nesh dhe Kosovës janë kryeministrat në raport me lirinë e medias. Në Kosovë ka një qëndrim të qeverisë që nuk i ushqen me para mediat, ndryshe nga Shqipëria që pushteti i ka në xhep mediet.
