FOTO+VIDEO/ Aksident i rëndë te Unaza e Madhe, makinat bëhen copash, përmbyset furgoni, shoferi në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 12:01
Duket se këtë të premte aksidentet në rrugë nuk kanë të sosur.
Pas makinës së policisë që përfundoi në Lanë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhu pak minuta më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e përplasjes së disa makinave, një furgon është përmbysur i gjithi në rrugë.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News”, mësohet se nuk nuk ka viktima në njerëz, por drejtuesi i furgonit është lënduar nga përmbysja e mjetit dhe si pasojë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Ndërkaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe qarkullimi për disa minuta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme.

