Pasojat nga vaksinat anti-covid, Dollenberg: “Astra Zeneca” mund të jetë edhe vdekjeprurëse

Britanikët po përballen me probleme të shumta të shkaktuara nga injektimi i vaksinës anti-COVID së prodhuar nga kompania “AstraZeneca”.

Rasti më i fundit është ai i një babai, i cili pësoi dëmtim të trurit vetëm disa ditë pasi mori një vaksinë të zhvilluar nga Britania për COVID/

Ai ka thënë se nuk do ta kishte marrë kurrë goditjen nëse do ta dinte rrezikun e efekteve anësore të rralla por serioze. Jamie Scott, tani nuk është në gjendje të punojë, dhe për këtë ai ka paditur “AstraZeneca”-n për atë që ai thotë se është dëmi i shkaktuar nga goditja në prill 2021.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë çështje, mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për “Ora News” foli mbi pasojat që kanë lënë vaksinat e “Astra Zeneca”-s tek pacientët e diagnostifikuar me Covid-19.

 ““Astra Zeneca” mund të jetë edhe vdekjeprurëse, ndërsa problemet më të shumta janë hasur tek moshat e treta të cilët janë dhe më të ekspozuar ndaj viruseve të tilla”, theksoi ndër të tjera, mjekja Aurora Dollenberg.