Basha: Amnistia, atentat ndaj reformës në drejtësi. Nikolla, po pengon të gjitha nismat e PD-së
Lulzim Basha tha se Amnistia Penale e miratuar me votat e socialistëve dhe grupimit të “Rithemelimit” ishte një atentat ndaj reformës në drejtësi. Basha foli edhe për nismat e PD-së të dorëzuara në parlament, ndërsa akuzoi Lindita Nikollën se po i pengon ato.
Atentat ndaj Reformës në drejtësi e cilëson Lulzim Basha faktin që sipas tij rreth 100 të dënuar nga Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion u liruan me amnisti!
Kreu i Partisë Demokratike zyrtare akuzon se rrjeta e amnistisë u ça me qëllim.
Akuza kishte edhe për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, por edhe për ish-kolegët demokratë që janë rreshtuar krah “Rithemelimit”, për të cilët tha se po bëjnë pazare.
Në bashkëbisedim me gazetarët, Basha kërkoi votim në kuvend të amendamentin për mbështetjen për Kosovën që sipas tij lidhet direkt edhe me sigurinë kombëtare të vendit.

