PD e Bashës: Në fund të majit shpallim programin e kandidaturat për 2025, synojmë të jemi forcë qeverisëse
Në Drejt nga Luan Rama në “Drejt”, Avokati i PD-së, Rezart Kthupi tha se brenda majit do të mbahet kuvendin programor i PD-së, pra do të shpallin programin dhe ekipin për zgjedhje.
Kthupi: Parashikuam 15 marsin për listën e kandidatëve, por ishte pak ambicioze sepse procesi duhet të vijë pas ristrukturimit të strukturave vendore. Shkaku për të cilin u vonua është se procesi nuk kishte përfunduar, ndërsa tani jemi në 2-3 degët e fundit.
Po mbyllim procedurat për kandidatura për deputetët dhe brenda fundit të majit nxjerrim 168 kandidatura. Do të mbajmë kuvendin programor, pra do të shpallim programin dhe ekipin për zgjedhje. Përzgjedhje e kandidaturave do të përfundojë në dy faza dhe nga ai moment, mund të jemi të hapur për bashkëpunim programor. Ne synojmë të jemi forcë qeverisëse.
