Ndreu: Basha dha dorëheqjen, por i pëlqente që të rrinte kryetar, nuk e ka fajin Bardhi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 22:26
Në Drejt nga Luan Rama në “Drejt”, Anduela Ndreu, gazetare e Pa Protokoll, u shpreh se gjykata e fakton se Basha është kryetar i PD-së, por në fakt Basha nuk e qartësoi vetën për mbi 1 vit, sepse dha dorëheqjen, por i pëlqente që të ishte kryetar.
Ndreu: Gjykata e fakton se Basha është kryetar i PD-së, por në fakt Basha nuk e qartësoi vetën për mbi 1 vit, sepse dha dorëheqjen, por i pëlqente që të ishte kryetar. Ngërçi ishte i gjithë procesi i 14 majit. Aty ishte i gjithë problemi. Basha ishte i dorëhequr, por nuk ishte i dorëhequr.
Basha ishte i dorëhequr, por qëndronte si kryetar i PD-së. Ligjërisht ishte kryetar. Nuk e ka pasur fajin Bardhi se Basha qëndroi me zor kryetar i PD-së. Dorëheqja çohet në gjykatë.
