Liria e medias, Rama: Do marrim masa për të përmirësuar mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve

Kryeministri Edi Rama shkruan se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.

Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se do t analizojnë me kujdes të gjitha shqetësimet e ngritura.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot ndaj dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre të thellë.

Ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

Jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën.

Qeveria shqiptare është e gatshme të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në thyerjen e këtij trendi.”, shkruan Rama.