Ministri Manja: Ja çfarë do të ndodhë me prokurorët e SPAK-ut kur të mbarojnë mandatin 9-vjeçar

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas aktivitetit në Prokurorinë e Posaçme foli edhe për të ardhmen e prokurorëve të posaçëm, në momentin kur do të përfundojnë mandatin e tyre 9-vjeçar në SPAK.

Po ashtu, Manja dha edhe shenja reflektimi për kërcënimet tribale me “këputje veshësh” ndaj deputetit demokrat, Agron Shehaj.

Pas aktivitetit të zhvilluar në prokurorinë e Përgjithshme, në një prononcim për mediat Manja kërkoi që ta trajtojë rastin e paprecedent si një debat politik të zhvilluar në Kuvend.

“Ishte dje ajo, sot është ditë e re. Ai ishte thjesht në debat i mirëfilltë politik i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj sot kemi punë të tjera dhe jemi edhe para Pashkëve”, theksoi Manja.