Ambasadori Gonzato: Menaxhimi i financave publike thelbësore për integrimin në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike. Gjatë fjalës së tij Gonzato theksoi se menaxhimi i financave publike është thelbësore për integrimin në Bashkimin Evropian.
Sipas tij kjo është një çështje e politik bërjes por dhe të llogaridhënies, pasi është element i rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ende nuk dihet se kujt i është drejtuar ambasadori me këtë mesazh, por ditët e fundit një skandal ka prekur Bashkinë Tiranë për vjedhjen e tenderave nga drejtorët e Veliajt.
“Inkurajoj pjesëmarrësit dhe kryesisht përfaqësuesit e Shoqërisë Civile që të marrin pjesë në formë aktive dhe të ofrojnë kontributet e tyre për këtë dokument kaq të rëndësishëm ndoshta në formë të drejtpërdrejtë apo përmes platformës së konsultimeve. Është dashur pak kohë që të përfundohet ky dokument.
Puna bashkërenduese do të jetë shumë e rëndësishme. Në fillim kur u fol për këtë gjë unë mendova obobo do të jetë një gjë tejet teknike, është teknike, por nuk është teknokratike.
Është një çështje që qëndron në thelb të politik bërjes por edhe të llogaridhënies, element i rëndësishëm për të ardhmen sepse ofron bazën, themelet për politikat e shëndetshme makrofiskale përcaktojnë edhe rregullat me anët të të cilave burimet u ofrohen fushave të ndryshme, politikave të ndryshme apo investimeve përcakton edhe mënyrën se si arrihen këto burime financiare, për shembull me anën e tatimeve, doganave, borxhit publik, të gjitha këto do duhet të bëhen në formë transparente dhe me llogaridhënien e duhur.
Kjo është arsyeja se përse menaxhimi i financave publike është në thelb të procesit të integrimit evropian sepse kjo lloj strategjie prek shumë kapituj si për shembull kapitulli që ka të bëjë me refo9rmën në administratën publike, pika nr.2 për kontrollet e brendshme edhe financiare, tatimet, doganat, kapituj nga më të ndryshmet, disa prej tyre janë pjesë e grup kapitujve themelorë. Kjo tregon se sa të rëndësishme juanë reformat,” tha Gonzato.

