VIDEO/ “T'i shkul veshët!” - Manja kërkon ta harrojë kërcënimin që i bëri deputetit në Kuvend: Ishte debat politik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 10:43
Një ditë pas përplasjes së ashpër në Kuvend, duket se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reflektuar për kërcënimet tribale me “këputje veshësh” ndaj deputetit demokrat, Agron Shehaj, vetëm se pse e kritikoi për Amnistinë.
Pas aktivitetit të zhvilluar në prokurorinë e Përgjithshme, në një prononcim për mediat Manja kërkoi që ta trajtojë rastin e paprecedent si një debat politik të zhvilluar në Kuvend.
“Ishte dje ajo, sot është ditë e re. Ai ishte thjesht në debat i mirëfilltë politik i zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Ndaj sot kemi punë të tjera dhe jemi edhe para Pashkëve”, theksoi Manja.

Kërcënimi i Ministrit të Drejtësisë me "vetëgjyqësi" i deputetin pse e kritikoi për Amnistinë

