24% e shqiptarëve me kredi, BSH: Përballimi i huasë zë 30% të të ardhurave familjare
Kerkesa per kredi dhe aftesia paguese e familjeve nuk ka ndryshuar gjate 6 mujorit te fundit te vitit te shkuar.
Banka e Shqipërisë thotë se 24% e familjeve kishin te pakten nje hua.
Prej tyre 83% deklaruan se kësti mujor zë të paktën 30 për qind të të ardhurave, tregues ky i cili eshte rritur 9% ne terma gjatemujore dhe me 10% krahasuar me vitin 2022.
Ndersa per 55% e familjeve huamarrese, aftesia paguese duket se ka mbetur e pandryshuar gjate kesaj periudhe, ndersa pjesa tjeter raporton perkeqesim edhe pse në numër më të ulët krahasuar me pjesën e parë të vitit.
Prirje te ngjashme pritet te jene edhe ne gjysmen e pare te vitit 2024.
Sa i perket kerkeses për kreditim, Banka e Shqipërisë pret një ngadalësim të lehte të paktën deri në qershor.
Nisur dhe nga pritshmëritë e familjeve për të marrë hua me qëllime të ndryshme Banka e Shqipërisë pret një rritje me 2 për qind të sigurisë financiare.
