1 Maji/ Operatorët Telefonikë, te Kryeministria, Shahu: Protestë që dinjiteti i punonjësve të mos nëpërkëmbet

Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë SKOT do të zhvillojë sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve një protestë para Kryeministrisë në mbështetje të operatorëve në të gjithë vendin me moton “Që dinjiteti i punonjësve të mos nëpërkëmbet!”.

Dritan Shahu kryetari i Sindikates se Sektorit Hidrokarbur në një intervistë për “Ora News” i bën thirrje të gjithë punonjësve që të bashkohen këtë 1 maj për më shumë dinjitet për punëtorët, respekt dhe solidaritet.